Astronomët zbulojnë galaktikën e re, ‘Wolfe Disk’ vë në pikëpyetje të gjitha teoritë e deritanishme mbi universin

Astronomët zbulojnë galaktikën e re, ‘Wolfe Disk’ vë në pikëpyetje të gjitha teoritë e deritanishme mbi universin

12:55, 24/05/2020
A+ Aa A-

Astronomët kanë zbuluar një galaktikë masive në formë diskur, jo shumë të ndryshme nga e jona, që u formua 12,5 miliardë vite më parë, kur universi ynë 13,8 kishte vetëm 1/10 e moshës së tanishme.

Ajo që shqetëson shkencëtarët është se ky formacion galaksie nuk duhet të jetë në universin e largët.

Ky zbulim po sfidon mënyrën si astronomët kanë menduar deri më tani rreth formacioneve të galaksive në universin e hershëm.

Ajo njihet si Galaxy DLA0817g, por astronomët e kanë quajtur ‘Wolfe Disk’, në nder të astronomit të ndjerë Arthur M. Wolfe. Galaksia paraqet disk rrotullues më të largët që është vrojtuar ndonjëherë, falë teleskopit në Kili që njihet si ALMA.

Është disku i saj i mirë-formuar që po vë në pikëpyetje mënyrën si astronomët i kanë studiua galaksitë, pasi deri më tani besohej se në këtë periudhë të universit nuk ishin formuar galaktika të qëndrueshme, por vetëm lëmshe të pakonstrukturuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco