Koronavirusi mund të qëndrojë në organizëm më gjatë se sa mendohej, ja pacienti që u testua pozitiv për 40 ditë

Koronavirusi mund të qëndrojë në organizëm më gjatë se sa mendohej, ja pacienti që u testua pozitiv për 40 ditë

14:20, 02/05/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi mund të qëndrojë në trupin e njeriut për javë ose muaj të tërë, një periudhë kjo shumë më e gjatë se sa mendohej më parë.

Charles Pignal, 42 vjeç, u testua pozitiv për COVID-19 në 4 mars, pas shfaqjes së të gjitha simptomave të njohura.

Dy ditë pas qëndrimit të tij në spital, ai nuk kishte më kollë apo temperaturë të lartë dhe kishte shumë energji.

Por 5 javë më vonë, testi e nxirrte sërish pozitiv, pavarësisht zhdukjes së simptomave.

Ai mundi të largohej nga izolimi në spitalin ‘Singapore National Center’ 40 ditë pas testimi të parë pozitiv.

Raste të tilla po vihen re në shumë vende të botës duke treguar se ndoshta koronavirusi mund të qëndrojë në organizmin e njeriut më gjatë se sa mendohej.

Zbulime të fundit në Korenë e Jugut zbuluan se fragmente ‘të vdekura’ të virusit mund të qëndrojnë në trupin e njeriut për muaj pasi pacienti deklarohet i shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco