Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Seksologia shpjegon: ‘Si ta bësh të funksionojë një lidhje ku partnerët e duan njëri-tjetrin në mënyrë të pabarabartë’

Seksologia shpjegon: ‘Si ta bësh të funksionojë një lidhje ku partnerët e duan njëri-tjetrin në mënyrë të pabarabartë’

12:24, 29/04/2020
A+ Aa A-

Një nga problemet e shumë lidhjeve është se partnerët shpesh ndihen se nuk marrin të njëjtën dashuri që japin.  Pasi arrihet në stadin që i keni thënë ‘Të dua’ njëri-tjetrit, shumë njerëz mendojnë se do të duhen njësoj gjatë gjithë lidhjes së tyre.

Por e vërteta është se një në pesë njerëz përjetojnë ‘dashuri të pabarabartë’, kur një person e do partnerin më shumë se anasjelltas.

Seksologia dhe ekspertja e lidhjeve tregon se si mund të rregullohet kjo mungesë barazie në lidhje.

-Injoro rrjetet sociale dhe komeditë romantike

Mos e lidh atë që kërkon nga një lidhje me imazhet e kuruara që prezantojnë rrjetet sociale dhe komeditë romantike. Ato janë pritshmëri jo reale, jo norma.

Një studim tregon se janë gjërat e vogla, si përgatitja e një filxhani kafe, ato që kanë më shumë vlerë për lumturinë afat-gjatë.

-Pyeteni partnerin sinqerisht se sa ju do

Nëse partneri ju do, por nuk di ta shprehë këtë, ai do të mërzitet dhe shqetësohet që ju ndiheni sikur ai nuk ju do.

Nëse ata nuk shqetësohen dhe nuk përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt, nuk ju duan aspak.

-Kërkojuni të ndryshojnë mënyrën si ju shprehin dashurinë

Jini specifikë për ato që doni dhe keni nevojë. Mos thoni thjesht ‘ji më romantikë’. Njerëzit nuk kanë të njëjtat ide për këtë concept. Thuajini ‘Më mbaj dorën, kur ecim bashkë. Eja dhe pyet për mua kur jemi në një festë. Ulu pranë meje kur shohim televizor.’

Njerëzit rriten me mënyra të ndryshme të shprehjes së dashurisë. Të dish si ta shprehësh atë është një aftësi. Jo të gjithë e kanë. Fakti që ju po ia mësoni këtë, nuk e bën dashurinë më pak të sinqertë.

-Vendos nëse mund të jetoni me këtë fenomen

Nëse mundeni ta pranoni faktin që ju do të keni gjithmonë nevoja dhe dëshira në intensitet të ndryshëm, atëherë jepini një tjetër mundësi lidhjes suaj.

Por nëse kjo po ju shkatërron vetëbesimin dhe ju bën të ndiheni të pasigurt, zgjidhja më e mirë do të ishte ndarja.

-Pika kryesore

A është dashuri e pabarabartë apo e munguar?

 

Nëse partneri ju trajton keq dhe nuk bën asnjë përpjekje në lidhje, jeni në një lidhje toksike.

Largohuni, mos u përpiqni.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco