Koronavirusi sulmon më ashpër meshkujt, doktorët injektojnë hormone femërore te pacientët për tu rritur imunitetin

Koronavirusi sulmon më ashpër meshkujt, doktorët injektojnë hormone femërore te pacientët për tu rritur imunitetin

10:58, 28/04/2020
A+ Aa A-

Doktorët po shohin si një alternativë për trajtimin e meshkujve me koronavirus injektimin e hormoneve femërore në trupin e tyre, duke qënë se të dhënat kanë treguar se femrat janë më të mbrojtura nga sëmundja.

Në gjithë globin është vënë re se femrat kanë shfaqur më rrallë simptoma të sëmundjes pas infektimit me virus dhe kanë pasur një vdekshmëri më të ulët.

Kjo ka bërë shumë kërkues të mendojnë nëse janë hormone që prodhohen në trupin e femrës mburoja ndaj këtij armiku, raporton The New York Times.

Dy spitale në Shtetet e Bashkuara janë duke testuar teorinë dhe po injektojnë estrogjen dhe progesteron për një kohë të limituar për të parë nëse kjo do të rrisë imunitetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco