Koronavirusi/ Zogjtë po cicërojnë më me qetësi

Koronavirusi/ Zogjtë po cicërojnë më me qetësi

13:07, 27/04/2020
A+ Aa A-

BILD

Rrugë të shkretuara, më pak trafik dhe më pak zhurmë- edhe zogjtë po e ulin vëllimin e cicërimave.

Matthias Eichler, zëdhënës i Ministrisë së Mjedisit në Saksoninë e Ulët në Gjermani tha të hënën: “Disa lloje zogjsh po shfaqin një sjellje të ndryshme për shkak të zhurmave. Disa specie zogjsh i ndryshojnë frekuencat e cicërimave në varësi të situatës. Në këtë drejtim, nuk përjashtohet mundësia që në përputhje me situatën aktuale me më pak zhurmë, të ketë ndryshuar edhe cicërima”.

Me gjuhë më të thjeshtë: më pak zhurmë në trafik ka bërë që zogjtë të cicërojnë me zë më të ulët.

Në përgjithësi, sjellja e kafshëve të egra në qytete nuk do ndryshojë shumë për shkak të krizës së koronës.

Sipas Eichler, zgjedhja e habitatit është një çështje komplekse për kafshët. Mes të tjerash, asta kanë nevojë për ushqim dhe siguri nga grabitqarët, gjahtarët dhe konkurrenca. “Në fakt ne kemi parë korba, dhelpra dhe derra të egër që zhvendosen gjithmonë e më shumë drejt qyteteve. Ky fenomen vazhdon prej vitesh”.

Edhe konservatorët nuk shohin akoma një efekt të krizës së koronës te bota e kafshëve. “Këto efekte do të vëzhgohen më vonë,” tha Philip Foth nga Organizata për Mbrojtjen e Natyrës në Saksoninë e Ulët. Ekspertët mund të nxjerrin përfundime më të plota nga fundi i verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco