FOTO para dhe pas Covid-19, Toka po shërohet ngadalë

FOTO para dhe pas Covid-19, Toka po shërohet ngadalë

13:44, 24/04/2020
A+ Aa A-

 Ndërsa njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë brenda për shkak të pandemisë së koronavirusit, Toka po shërohet ngadalë.

Kafshët e egra kanë dalë shëtitje dhe kanë pushtuar rrugët ndërsa ujërat e pastra janë rikthyer në kanalet e Venecias.

Nga karantinimi i miliardave njerëz dhe bizneseve të mbyllura, lëvizja ka ndaluar, duke çuar në ulje të dioksidit të karbonit.

Në fakt, viti 2020 është në drejtimin e duhur për të parë rënien më të madhe vjetore globale të emetimeve.

Duhet shtuar se dy javë më parë, Los Angeles pati ajrin më të pastër nga çdo qytet tjetër i madh i botës, e raportuar kjo nga IQAir, një kompani teknologjike që gjurmon cilësinë e ajrit në botë.

Ndërsa në disa vende të Kinës janë hequr disa nga masat e rrepta të izolimit, disa qytete të Evropës dhe SHBA-ve po përballen me muajin e dytë të masave të qëndrimit në shtëpi.

Dhe duke qenë se nuk është e qartë nëse përfitimet që merr mjedisi do të vazhdojnë përtej krizës, këto imazhe para dhe pas saj, pasqyrojnë përmirësimin drastik të cilësisë së ajrit në gjithë botën.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco