Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Çifti indian e quan foshnjën ‘Karantinë’, ndjek shembullin e binjakëve ‘Korona’ dhe ‘Kovid’

Çifti indian e quan foshnjën ‘Karantinë’, ndjek shembullin e binjakëve ‘Korona’ dhe ‘Kovid’

14:13, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një çift në Indi e ka quajtur foshnëjn e tyre të sapolindur ‘Lockdown’ që përkthehet karantinë apo mbyllje e gjithçkaje.

Djali u lind në fshatin Bacheri në distriktin Sheopur të Indisë qendrore, ditën e hënë gjatë karantinimit 21-ditor të vendit.

Kur stafi pyeti se si do ta quanin foshjën, mamaja e djalit, Manju Mail, dhe i ati, Raghunath zbuluan zgjedhjen e çuditshme.

Manju tha: “Ai quhet Karantinë, pasi u lind gjatë karantinës,” raporton Times of India.

Prindërit shprehen se kjo është një periudhë historike shumë e rëndësishme që duhet kujtuar gjithmonë dhe emri i tij do të shërbejë si një simbol për vëmendjen që ajo duhet të marrë.

Çifti nuk ishte i pari që zgjodhi një emër të lidhur me situatën për foshnjën e tyre. Një tketër çift indian i quajti binjakët e sapolindur Korona dhe Kovid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco