Pinë metanol për tu shëruar nga koronavirusi, humbin jetën 300 persona në Iran

Pinë metanol për tu shëruar nga koronavirusi, humbin jetën 300 persona në Iran

13:00, 30/03/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve nga alkooli ka arritur në 300 në Iran, pasi njerëzit filluan të konsumonin methanol për shkak të një thashethemi se kjo mund të kuronte koronavirusin.

Mediat iraniane raportuan më shumë se 1000 veta janë sëmurur.

Kjo vjen pasi Tehrani lajëmroi 144 vdekje të reja nga koronavirusi të premten, duke e çuar numrin e vdekjeve në 2378 dhe 32300 njerëz të infektuar gjithsej.

Ka pasur thashetheme të ndryshme për ilaçe të rreme në Iran, të cilat supozohet të jenë kura për koronavirusin. Asnjë prej tyre nuk ka qënë kaq i rrezikshëm sa metanoli, i cili mori jetën e 300 vetave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco