Zbulohet planeti, ku bie shi hekur

Zbulohet planeti, ku bie shi hekur

11:52, 12/03/2020
A+ Aa A-

Një ekzo-planet, ku bie shi hekur dhe ka një temperaturë prej 2400 gardësh celsius, është zbuluar nga astronomët 640 vite dritë larg Tokës.

Ai u zbulua nga kërkues të universitetit të Gjenevës në Zvicër.

Planeti i quajtur ËASP-76b ëshë një gjigant prej gazi me një masë dy herë më të madhe se Jupiteri.

Një anë e tij është gjithmonë përballë yllit të tij dhe në këtë mënyrë bëhet aq i nxehtë sa avullon metalin, duke ndarë molekulat e tij në atome.

Atomet më pas avullojnë në atmosferë dhe transportohen në anën ‘me natë’ të planetit nga erëra të forta që shkaktohen nga temperaturat e larta të planetit.

Profesor David Ehrenreich, një astronom në universitetin e Gjenevës, tha: “Mund të thuhet se në planeti bie shi çdo natë, me përjashtim të faktit që nga qielli bie hekur.”

ËASP-76b është një planet ekstremesh. Në të ka diferenca mes pjesës ‘në ditë’ të planetit, e cila ka gjithmonë përballë yllin dhe kap vlerat 2400 gradë celsius, dhe pjesës ‘në natë’, 900 gradë celsius.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco