Brenda klinikës ku paguheni 4500 euro që të infektoheni me koronavirus

Brenda klinikës ku paguheni 4500 euro që të infektoheni me koronavirus

09:49, 12/03/2020
A+ Aa A-

Këto janë fotot e para brenda një klinike angleze, e quajtur FluCamp, ku 24 njerëz do të paguhen që të infektohen me koronavirus. Gazeta Mirror sjell fotot brenda këtij kampi, ku njerëzit do përdoren si kavie me shpresën për të gjetur një vaksinë për sëmundjen Covid-19.

Në total janë 24 njerëz që do i nënshtrohen testimeve dhe do të paguhen deri 4500 euro për këtë shërbim. Dhjetëra-mijëra vullnetarë kanë aplikuar tashmë.

Vullnetarët nuk do të infektohen me Covid-19, por me një ‘variant të padëmshëm’ të koronavirusit- të quajtur OC43, i cili shkakton një sëmundje të butë të frymëmarrjes. Qëllimi është që trupi të ekspozohet ndaj një ‘kushëriri’ të afërt të koronavirusit vdekjeprurës, duke ndihmuar firmat farmaceutike që të testojnë vaksinat e mundshme.

Dr. Andrew Catchpole po udhëheq testimet. “Nëse do të funksionojë me virusin tonë, atëherë nuk ka arsye përse të mos funksionojë edhe me Covid-19”, thotë ai.

Kompania që ka në pronësi këtë klinikë quhet Hvivo dhe kryen testime për gripin dhe të ftohurën prej vitit 2001. Ata thonë se për testimet e koronavirusit kanë marrë mbi 10 mijë aplikime. Por vetëm ata që janë nga mosha 18 deri në 55 vjeç do të testohen. Ata që pinë duhan janë të skualifikuar menjëherë.

“Duam njerëz të shëndetshëm pasi duam të sigurohemi që sëmundja që marrin të mund të kontrollohet”.

Pas testimeve paraprake të vullnetareve, 80 përqind prej tyre do të skualifikohen.

Kandidatët që do mbeten do infektohen me një spraj nasal dhe do të vendosen në dhoma të veçanta për 14 ditë. Ushqimet do u dërgohen nga një staf i veçantë, kurse testimet do kryhen çdo ditë. Në dhomë do kenë secili TV, pajisje për video-lojëra, internet dhe disa gjëra të tjera.

Nuk është çudi që personat që janë testuar në të shkuarën në këtë laborator, kanë lënë përshtypje fantastike në faqe: “Ishte një eksperiencë e madhe. Kisha TV dhe PlayStation, interneti ishte fantastik, mund të shihja Netflix. Mund të fitoja para dhe të relaksohesha”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco