Historia prekëse/ Gruaja takohet me të panjohurin që i shpëtoi jetën dhe e bëri mama

Historia prekëse/ Gruaja takohet me të panjohurin që i shpëtoi jetën dhe e bëri mama

12:14, 11/03/2020
A+ Aa A-

Kur Xho Kelli takoi heroin e saj për herë të parë , ajo e pati të vështirë të gjente fjalët e duhura për ta falenderuar për dy dhuratat më të çmuara.

Dhuruesi i qelizave, Stefan Berens jo vetëm që e shpëtoi Xho, kur asaj i kishin mbetur vetëm pak muaj jetë, por i dha asaj mundësinë për tu bërë mama.

Xho ishte vetëm 22 vjeç, kur u diagnostifikua me kancer gjaku në 2007. Pavarësisht terapive intensie, kanceri u përhap në mushkëri dhe kocka.

Ajo kishte 6 muaj që ishte lidhur me Pit Ejms, një të mbijetuar kanceri. Xho tregon se një ditë teksa ata po lyenin dhomën, Pit filloi të qante dhe të thoshte se ai nuk donte që unë ta lija këtë botë pa qënë gruaja e tij.

Ai dekoroi shtëpinë me drita të vogla dhe shkroi “Të dua” në mure në 25 gjuhë të ndryshme të botës. Ata më pas e planifikuan dasmën e tyre për 8 javë, për shkak të kohës së paktë të mbetur për Xho.

Më pas gjërat filluan të bëheshin më mirë për Xho, pasi një ilaç i ri i mundësoi asaj të ishte e përshtatshme për një transplant qelizash.

Por ajo u shqetësua, kur u gjet vetëm një person që përputhej me të, pasi nuk e dinte ënse ai do të ishte dakord me procedurën.

Stefan ama ishte vërtetë heroi i saj, pasi ai kurrë nuk e vuri në dyshim atë që do të bënte. Ai udhëtoi 580 km dhe mori pjesë në transplant.

Një mrekulli ndodhi dhe Xho i shpëtoi vdekjes. Ajo i shkroi Stefan letra falenderimi, por ato nuk mbërritën kurrë, për shkak se ishin drejtuar në një adresë të vjetër.

Por kurrë Xho ia doli të mbeste shtatzënë, ajo bëri gjtihcka dhe kontaktoi njeriun që bëri gjithcka të mundur.

Tani ata janë miq të afërt dhe Xho ka marrë dhe interesin e Stefan për vrapin, të cilin tani ata e ndajnë të dy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco