Tronditi rrjetin/ Burri bëhet blu, bëri tatuazh të gjithë trupin

Tronditi rrjetin/ Burri bëhet blu, bëri tatuazh të gjithë trupin

12:05, 10/03/2020
A+ Aa A-

Doni Snajder, 26 vjeç, nga Ontario, ka shokuar rrjetet sociale me fotot që ai publikon.

Arsyeja? Ai është blu.

Doni, i cili jeton në një autobus dhe shet vëth, vendosi të përdorte të gjitha paratë e tij, për të bërë tatuazh të gjithë trupin e tij në ngjyrë blu.

Për këtë ai shprehet: “Me thënë të drejtën, më pëlqen shumë si duket. Është padyshim diçka që bie në sy dhe është një ngjryë e bukur.”

Doni e ndan progresin e tij me 4792 ndjekësit e tij në instagram dhe thotë se i pëlqen thjeshtësia e dizajnit të tij.

Edhe pse tani Doni ka zgjedhur ta pranojë jetën me gjithçka që ajo ofron, ai shprehet se për shume vjet ai ka vuajtur nga mungesa e vetëbesimit, para se të zbulonte dashurinë për artin në trup.

Ai shprehet se merr komente të ndryshme për pamjen e tij, dhe ato negativet nuk e shqetësojnë.

Miqtë e tij nuk e vënë më re ndryshimin e tij dhe mamaja, e cila në fillim ishte kundër procedurave, tani e ka pranuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco