FOTOLAJM/ Pamje dramatike nga 'anija fantazmë'

FOTOLAJM/ Pamje dramatike nga 'anija fantazmë'

14:10, 19/02/2020

Një ‘anije fantazmë’, e cila ishte pikasur në brigjet afrikane gjashtë muaj më parë, përfundoi në brigjet irlandeze si pasojë e Stuhisë Dennis.

Anija e mallrave MV Alta, e gjatë 77 metra, lundron me flamurin tanzanian.

Një zëdhënës i marinës irlandeze tha se kanë bërë një kontroll dhe në bord nuk ka asnjë njeri. Ai shtoi se anija nuk po shkakton ndotje.

Ndërkohë një ekspert tha se kjo që ka ndodhur është e rrallë. “Është diçka që ndodh njëherë në një milion. Anija ka kaluar brigjet afrikane, ato spanjolle dhe angleze dhe ka përfunduar në Irlandë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha ai.

Vendi ku ka ngecur anija u kthye në atraksion turistik. BBC sjell disa foto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco