Kujdes si silleni me djalin që ju sjell porosinë, ja ç'mund t'i ndodhë ushqimit tuaj

Kujdes si silleni me djalin që ju sjell porosinë, ja ç'mund t'i ndodhë ushqimit tuaj

12:22, 17/02/2020
A+ Aa A-

Shumica e klientëve lënë bakshish, pasi paguajnë ushqimin e marrë në restorant apo piceri. Por lënia e bakshishit, kur uqshimin e ke porositur për në shtëpi mund të jetë pak më e sikletshme, kështu shpesh shmanget.

Kjo mund t’i mërzisë punonjësit e shpërndarjes ama, të cilët punojnë për rroga të vogla dhe shpesh kompanitë i detyrojnë të paguajnë për naftën dhe mirëmbajtjen e motorit të punës.

Ja si shprehet një prej tyre mbi këtë temë: “Çdo natë më ndodh të ketë klientë që nuk japin bakshish. Unë e kuptoj këtë, kur vij me vonesë, por kur mbërrij shpejt dhe sillem mirë më vjen shumë inat.”

Kur shoferi mendon se ka bërë një shërbim që nuk i është njohur ata përdorin një rreng, për tu hakmarrë ndaj klientëve. Ata ruajnë numrin e telefonit dhe i telefonojnë të nesërmen në mëngjes herët, për t’i çuar nga gjumi. Por ka dhe të tjerë që zgjedhin të mos jenë kaq të kujdesshëm.

“Unë kam punuar në shumë vende të ndryshme. Nëse një klient i rregullt nuk jep asnjëherë bakshish shumë shoferë pështyjnë në ushqim, apo i bëjnë diçka tjetër të shpifur. Unë mendoj se nuk është mirë të prishësh ushqimin e tjetrit, por ndonjëherë të kap shumë inati,” –shprehet shoferi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco