‘Çatia e botës’ është mbushur me trupa njerëzish dhe plehra

‘Çatia e botës’ është mbushur me trupa njerëzish dhe plehra

10:31, 17/02/2020
A+ Aa A-

Mali Everest, i njohur si ‘Çatia e botës’, është mbushur me plehra dhe trupa njerëzish. Qeveria e Nepalit thotë se ka në plan të nisë një aksion të madh për pastrimin e koshit më të lartë të plehrave në botë.

Mendohet se janë rreth 35 ton mbeturina në këtë mal, të grumbulluara pas dekadash të tëra me ekspedita. Por në mal janë edhe shumë kufoma. Bëhet fjalë për dhjetëra njerëz që kanë humbur jetën duke u ngjitur në mal. Që prej vitit 1953, raportohet se janë mbi 300 viktima.

Kjo detyrë e vështirë i bie mbi shpinë sherpave, banorëve lokalë që ndihmojnë turistët dhe eksploratorët të ngjiten në mal. Ata ankohen se e kanë të vështirë të zbresin kaq shumë plehra. Më e vështirë bëhet situata për trupat e njerëzve. Ata janë të ngrirë dhe peshojnë mbi 150 kg.

Qeveria ka vendosur një rregull që çdo kush që ngjitet në Everest, duhet të sjellë nga mali mbrapsht tetë kg mbeturina. Por ky rregull nuk zbatohet. Një tjetër rregull është pagesa prej 420 euro si depozitë për mbetjet. Por në kushtet kur shumica e atyre që shkojnë në Everest nuk e kanë problem pagesën, ky rregull nuk vlen. Të paktën 50 mijë euro për person kushton një ekspeditë. Ka prej atyre që paguajnë deri në 90 mijë euro.

Në mal gjen çdolloj mbeturine. Përveç kësaj janë edhe të ashtuquajturat qeset e jashtëqitjeve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco