Makeup i përhershëm, a ia vlen vërtetë?

Makeup i përhershëm, a ia vlen vërtetë?

13:48, 15/02/2020
A+ Aa A-

Për shumë njerëz rutina e të bërit makeup në mëngjes është një torturë. Ajo kërkon shumë kohë, të bën të lësh pas dore gjumin apo ngrënien e mëngjesit dhe në fund të fundit jo çdo ditë përfundon ashtu siç duhet.

Për këto aryse një procedurë shumë e njohur e kohëve të fundit është ajo e makeup-it të përhershëm. Kjo arrihet nëpërmjet 3 teknikave: mbushjes me tatuazh të vetullave, mbushjes së buzëve me tatuazh dhe së fundi eyeliner i bërë po tatuazh.

Makeup-i i përhershëm është shumë i sigurt në shumicën e rasteve, por gjithsesi duhet zgjedhur klinika e duhur dhe çdo klient duhet të vizitohet paraprakisht te një dermatolog për të kuptuar nëse ka alergji nga boja e tatuazhit.

Kujdesi personal pas procedurës është gjithashtu i nevojshëm për një shërim të shpejtë.

Pavarësisht emrit ky makeup nuk zgjat përgjithmonë. Në varësi të procedurës ai mund të zgjat 1 deri nnë 3 vjet.

Teknika e parë e quajtur microblading konsiston në vizatimin e fijeve shumë të holla në vetulla. Ato kanë një pamje shumë natyrale dhe procedura nuk është e dhimbshme.

Teknika e dytë është mbushja e buzëve. Ajo i shkon përsipër konturit të buzëve duke i bërë të duken më të plota dhe me formë më tërheqëse. E veçanta e kësaj procedure, që e dallon nga ndërhyrjet kirurgjikale është se kjo teknikë i shton ngjyrë buzëve.

Teknika e tretë është ajo e eyeliner-it. Ky tatuazh i bërë mbi qepallën e syrit të jep një pamje tejet tërheqëse.

Asnjë nga teknikat nuk supozohet të shkaktojë dhimbje, nëse janë bërë nga specialistë. Çmimi i tyre varion dhe mund të shkojë nga 500 dollarë në 2000 dollarë. Ky çmim i lartë ama justifikohet për personat që shpenzojnë më shumë për produktet e makeup dhe duke pasur parasysh që zgjat deri në 3 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco