Frane Selak njihet si njeriu më me fat në botë, për këto arsye

Frane Selak njihet si njeriu më me fat në botë, për këto arsye

13:54, 16/01/2020
A+ Aa A-

Loja e Frane Selak me vdekjen nisi në Janar 1962 kur ai po hipte në një tren nëpër një kanion të ftohtë, ku edhe u rrëzua. Shumë pak mbijetuan dhe ndër ta ishte edhe Selaku. 

Vitin tjetër, gjatë udhëtimit të tij të parë dhe të vetëm në aeroplan, ai shpëtoi nga shpërthimi i avionit ku edhe mbetën të vrarë 19 persona. 

Tre vjet pas kësaj, në vitin 1966, ndodhej në një autobus i cili po ashtu pësoi aksident, rrëshqiti nga rruga dhe ra në një lumë, duke mbytur katër pasagjerë. 

Selaku notoi në breg me disa prerje dhe mavijosje. 

Në vitin 1970 makina e tij mori flakë ndërsa po e ngiste dhe ai arriti të shpëtonte para se të hidhej në erë rezervuari i karburantit. 

Tre vjet më vonë, në një incident tjetër me makinë motori i makinës së tij u zhyt me vaj të nxehtë nga një pompë karburanti jofunksionues, duke bërë që makina të shpërthente në flakë.  

Flokët e Selakut u dogjën plotësisht në këtë aksident por ai shpëtoi pa asnjë dëmtim tjetër. Në 1995, ai u godit nga një autobus në Zagreb, por pësoi vetëm lëndime të lehta. 

Në vitin 1996 ai i shpëtoi një përplasje me një kamion të ShBA-ve dhe arriti të jetojë plot 90 vjet përveç kësaj në vitin 2003, dy ditë pas ditëlindjes së tij të 73-të, Selak fitoi 1,110,000 dollarë amerikanë në llotari. 

U martua pesë hetë dhe bleu dy shtëpi dhe një varkë me fitimet e tij  në vitin 2010 ai vendosi të jepte pjesën më të madhe të parave të mbetura për të afërmit dhe miqtë.

Marrë nga: en.wikipedia.org-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco