Të mbijetuarit e fundit të Aushvicit në 75 vjetorin e çlirimit nga kampi famëkeq

Të mbijetuarit e fundit të Aushvicit në 75 vjetorin e çlirimit nga kampi famëkeq

15:39, 14/01/2020
A+ Aa A-

Ndërsa shikon fotografitë e prindërve dhe motrave të tij që u zhdukën në Aushvic, Szmul Icek fillon të dridhet, me lot në sy.

Mund të ketë qenë 75 vjet më parë, por për të mbijetuarin e Holokaustit kujtimet për jetën dhe vdekjen në kampin e shfarosjes naziste mbeten me dhimbje ende të freskëta.

Më shumë se një milionë hebrenj u vranë në Aushvic, në Poloninë e atëhershme. 

Të mbijetuarit e fundit, tani të gjithë të moshuarit, jetojnë akoma me plagët fizike dhe mendore të tmerreve të asaj kohe.

Që nga çlirimi i tyre tre çerek shekulli më parë, lëkura e tyre është rrudhur me marshimin e kohës dhe numrat e tatuazhuar në krahët e tyre të majtë thuajse janë venitur.

Këta të mbijetuar janë dëshmitarët e fundit të ngjarjeve traumatike, të cilat tani në shekullin XXI shpesh vihen në pyetje nga revizionistët antisemitikë.

Ndërsa Izraeli përgatitet këtë muaj për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit në një ceremoni për të marrë pjesë nga një mori udhëheqësish botërorë, 10 të mbijetuar dhanë dëshmitë e tyre.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco