Zbulohet materiali më i vjetër në Tokë

Zbulohet materiali më i vjetër në Tokë

08:30, 14/01/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarë kanë analizuar meteoritin Murchison i cili ra në Australi në vitin 1969 dhe kanë zbuluar materialin më të vjetër që ekziston në Tokë.

Ata gjetën kokrra pluhuri brenda shkëmbit hapësinor dhe janë të vjetra deri në 7.5 miliardë vjet.

Më të vjetrat nga kokrrat e pluhurit u formuan në yje që ishin në jetë shumë kohë përpara se të lindte Sistemi ynë Diellor.

Një ekip studiuesish ka përshkruar rezultatin në revistën ‘Proceedings of the National Academy of Science’.

Kur yjet vdesin, grimcat e formuara brenda tyre derdhen në hapësirë. 

Këto "kokrra para-diellore" pastaj përfshihen në yje të rinj, planetë, hënë dhe meteoritë.

"Ato janë mostra të ngurta të yjeve, pluhur-ylli i vërtetë," tha autori kryesor Phil Heck, një kurator në Muzeun Fushor të agoikagos dhe profesor i asociuar në Universitetin e Chicikagos. Studimi përfshiu në total 40 kokrra pluhuri dhe më e vjetra prej tyre rezultoi të ishte 75 miliardë vjeçare

    Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco