FOTO/ Roja e sigurisë ‘kap’ në kamera anijen aliene

FOTO/ Roja e sigurisë ‘kap’ në kamera anijen aliene

09:29, 13/01/2020
A+ Aa A-

Një roje sigurie u trondit kur pa një “UFO” që po ngrihej nga një kantier ndërtimi në Kaliforni dhe po fluturonte lart.

Pamjet e çuditshme tregojnë një objekt jashtëzakonisht të ndritshëm, të paspecifikuar i cili ngadalë ngrihet në qiellin e natës përpara se të ndalojë një moment dhe të shpejtojë më pas me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Douglas Benefield ishte duke punuar si roje nate në Cathedral City, në Kaliforni, më 23 korrik 2018 kur edhe pa këto imazhe.

48-vjeçari shpjegoi përvojën e pazakontë: “Unë isha ulur atje dhe gjithçka u duk e çuditshme krejt papritur, nuk mund ta shpjegoj vërtet. Nga cepi i syrit tim pashë diçka në monitor, kështu që e luajta përsëri dhe nuk mund t'i besoja syve të mi. Vazhdova ta shikoja pa pushim."

Menjëherë pas kësaj, Douglas regjistroi pamjet e sigurisë në celularin e tij dhe kështu fitoi edhe një dëshmi për të tjerët.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco