Vendimi i shefit: Katër ditë më shumë pushim për punonjësit jo duhanpirës

Vendimi i shefit: Katër ditë më shumë pushim për punonjësit jo duhanpirës

09:22, 12/01/2020
A+ Aa A-

Don Bryden, i cili është drejtori i firmës logjistike KCJ Training and Employment Solutions afër Swindon, Wiltshire, thotë se politika vendosur nga ai, motivon stafin e tij.

Ai është vlerësuar se u ka dhënë punonjësve të tij që nuk pinë duhan një pushim vjetor shtesë.

Vendimi i Don Bryden madje ka çuar që duhanpirësit në KCJ Training and Employment Solutions të betohen se do lënë duhanin.

Drejtori menaxhues pretendon se anëtarët e stafit që pinë duhan kalojnë deri në një orë çdo ditë duke marrë pushime të vogla prej cigareve.

"Ata pijnë katër, pesë apo edhe dhjetë cigare në ditë dhe marrin rreth dhjetë minuta jashtë çdo herë," tha Don, i cili administron firmën logjistike në Swindon, Wiltshire.

"Shikova djemtë e tjerë gjatë këtyre pushimeve dhe ata janë gjithmonë në telefon, duke shkruar dhe duke u përpjekur të bëjnë punën e tyre, kështu që mendova se ata duhet të kompensohen. Vitin e kaluar, unë pashë diçka në mediat sociale ku sugjerohej që punëtorët që nuk pinë duhan duhet të kenë edhe katër ditë pushim më tepër në vit se të tjerët."

Punonjësit jo duhanpirës u shprehën të mahnitur me vendimin e shefit duke e quajtur vendimin e tij burim i një ideje të mrekullueshme. 

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco