Përse 25 centi i 2020 ka dy lakuriq nate me kokë poshtë mbi të?

Përse 25 centi i 2020 ka dy lakuriq nate me kokë poshtë mbi të?

13:46, 09/01/2020
A+ Aa A-

Zyra e emetimeve të monedhave në SHBA, Mint sapo ka bërë publike modelin më të ri që do të hidhet në treg këtë vit duke u bërë ekskluzivitet i 2020.

Në këto monedha do të shfaqet lakuriqi i natës fruta ngrënës Samoan për nder të Parkut Kombëtar të Samoas Amerikane, shkruan Scan.

Dizajni përmban një nënë lakuriq nate të varur kokëposhtë ndërsa këlyshi e saj qëndron në prehër gjithashtu kokëposhtë, duke treguar kështu kujdesin dhe energjinë e jashtëzakonshme që kjo specie vendos në pasardhësit e tyre, tha Mint.

Këto specie fruta ngrënëse janë shumë më të ndryshme sesa lloji i zakonshëm që qëndron varur nëpër shpella të cilin njohin pjesa më e madhe e njerëzve.

“Dizajni ka për qëllim të promovojë vetëdijen ndaj statusit të kërcënuar të specieve për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë komerciale,” tha Mint.

“Parku Kombëtar i Samoas Amerikane është parku i vetëm në Shtetet e Bashkuara që është shtëpia e këtij lloji lakuriqi nate Samoan.”

Pjesët prej 25 centësh do të jenë të mbishkruara me fjalët “Parku Kombëtar Amerikan Samoa 2020”, si dhe motoja e traditës së Shteteve të Bashkuara, “E pluribus unum”, e cila shfaqet në të gjitha monedhat amerikane, që në latinisht do të thotë “nga shumë , një ”.

Data zyrtare e emetimit të këtyre monedhave do të jetë 3 shkurt 2020, tha US Mint.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco