Këto janë stacionet më të veçanta të autobusëve që keni parë ndonjëherë

Këto janë stacionet më të veçanta të autobusëve që keni parë ndonjëherë

15:43, 08/01/2020
A+ Aa A-

Mund të mos keni dëgjuar kurrë për Abkazinë, por është një vend i vogël midis Gjeorgjisë dhe Rusisë përgjatë Detit të Zi. 

Është çuditërisht e bukur dhe e populluar nga njerëz miqësorë dhe të thjeshtë.

Sidoqoftë, është një rajon i diskutueshëm. Ky shtet de-fakto ka luftuar për njohje ndërkombëtare për shumë vite, dhe konflikti ende nuk është zgjidhur për fat të keq.

Një nga karakteristikat më të veçanta që ka ky vend janë stacionet e autobusëve të cilat kanë një arkitekturë tërësisht të pazakontë si në strukturë ashtu edhe në modelimin e tyre me mozaikë.

Në shumë vende një stacion autobusi është thjesht vend i zakonshëm ku presin disa persona njëherësh ndërsa për këtë vend janë shumë më tepër pasi iu është kushtuar vëmendje dhe duket qartësisht në këto fotografi.

    Marrë nga: www.boredpanda.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco