Hyundai dhe Uber prezantojnë taksitë fluturuese

Hyundai dhe Uber prezantojnë taksitë fluturuese

13:02, 08/01/2020
A+ Aa A-

Uber dhe Hyundai kanë bashkuar forcat për të zhvilluar një flotë taksish elektrike të cilat janë edhe fluturuese.

Marka e makinave e Koresë së Jugut do të prodhojë mjetet ajrore, ndërsa firma amerikane do të sigurojë shërbime ajrore udhëtimi.  

Një avion elektrik u prezantua për herë të parë në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas të martën, i cili është krijuar për të transportuar deri në katër pasagjerë me një pilot dhe të fluturojë në udhëtime deri në 100 km distancë. 

Të tjera kompani fluturimi globale kanë zbuluar investimet e tyre në fazën e startup që synojnë të vendosin makina elektrike fluturuese të afta për ngritje vertikale dhe ulje vertikale.

Për shembull, Uber dhe Hyundai, dhanë afate kohore shumë të ndryshme për komercializimin, duke nënvizuar këto sfida.

"Ne kemi bërë përparim të qëndrueshëm drejt një qëllimi për fillimin e Uber Air deri në vitin 2023", tha Eric Allison, kreu i Uber Elevate, në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas.

Euisun Chung, Nënkryetari Ekzekutiv i Hyundai, pret komercializimin e shërbimit urban të lëvizjes përmes ajrit në vitin 2028, duke thënë se kërkohet kohë që ligjet dhe sistemet të hyjnë në fuqi.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco