VIDEO/ Ushtari kthehet në shtëpi pas 7 muajsh për festa, surprizon të birin

VIDEO/ Ushtari kthehet në shtëpi pas 7 muajsh për festa, surprizon të birin

15:23, 25/12/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti prekës kur një ushtar surprizon djalin e tij të ri në shkollë ndërsa kthehet në shtëpi nga detyra e tij për Krishtlindje.

Damo Archer, nuk mund të priste që djali i tij i ri Nico të mbaronte shkollën për t’i bërë surprizën para se ky të dilte nga klasa.

Me ndihmën e mësuesve në Akademinë Fillore Harrow Gate në Stockton-on-Tees, Qarku Durham, babai shfaqet në derën e klasës së vitit 2 duke bërë kështu surprizën për vogëlushin.

Nico nuk mund t’u besonte syve të tij ndërsa mësuesi i tij njoftoi 'Ai është rikthyer për Krishtlindjet Nico, vetëm për ty!'

Djali i vogël mund të shihet duke kërcyer në krahët e të atit për një përqafim të munguar ndërsa shokët e tij të klasës duartrokasin.

Nëna e Nico, Laura tha se vogëlushi nuk e kishte idenë për planet e burrit të saj për t'u rikthyer në shtëpi herët në kohë për Krishtlindje. 

Damo ishte larguar nga detyra që nga qershori dhe nuk do të kthehet më deri në shkurt.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco