Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Le të jetë një ogur i mirë/ Ja çfarë u vendos për emrin e yllit shqiptar

Le të jetë një ogur i mirë/ Ja çfarë u vendos për emrin e yllit shqiptar

13:19, 18/12/2019
A+ Aa A-

  Të martën, Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit të yllit HD 82886b dhe planetit që rrotullohet rreth tij. (lexoni këtu)

Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 416 vite dritë larg nesh, në yjësinë e Luanit të Vogël.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, fizikantja Mimoza Hafizi njofton certifikimin e emrave dhe u uron shqiptarëve që ato të jenë një ogur i mirë për vitin 2020. 

‘Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve çertifikoi zgjedhjen që mijra shqiptarë i bënë emrit Arber për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë!Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor!Le të jetë Arberi simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë!Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën.Gëzuar vitin 2020!’ shkroi në postimine saj fizikantja Mimoza Hafizi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco