FOTO/ 5-vjeçari ia del të përqafojë vëllain me krahun protezë

FOTO/ 5-vjeçari ia del të përqafojë vëllain me krahun protezë

10:50, 17/12/2019
A+ Aa A-

Jacob Scrimshaw më në fund mund të përqafojë për herë të parë vëllain e tij tre vjeçar Sebastian, falë krahut të tij të ri protezë të gjelbër si Hulk.

I riu trim lindi para kohe dhe një skanim kur ai ishte vetëm 20 javësh zbuloi se një pjesë e krahut të majtë të vogëlushit mungonte.

Nëna e tre fëmijëve, Gemma Turner premtoi se do t’i merrte një krah protetik pasi ai së fundmi ishte kthyer në shtëpi nga shkolla duke qarë, e duke thënë se ishte lodhur duke pasur vetëm një krah dhe ishte lodhur nga jeta e vështirë krahasuar me shokët e tij të kopshtit. 

Më 12 dhjetor, Jakobi mori krahun e tij të ri të super heroit të gjelbër dhe që atëherë nuk e heq më.

Fatkeqësisht, rrugëtimi nuk ishte i lehtë për Jakobin, pasi protetika për fëmijë zakonisht vendoset nën bërryl.

Shpesh është e vështirë të vendosësh protezën të qëndrojë ngjitur në krahun e sipërm dhe duhet të krijohet një nyje në bërryl.

Duke menduar edhe faktin se protetika robotike zakonisht nuk është e disponueshme për fëmijët në moshën e tij, mamaja Gemma dhe babai Chris Scrimshaë, të dy 36 vjeç, e dinin që ata do të kishin një luftë në duart e tyre për t'iu përgjigjur ëndrrave të tij por sigurisht me shumë sforco e arritën rezultatin e suksesshëm.

Më në fund Jakob mund të përqafojë me lehtësi vëllain e tij më të vogël dhe mund të luajë me motrën 6 muajshe, Nell.

    Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco