Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ Publikohet lista e super jahteve më të mëdha në botë për 2019

FOTO/ Publikohet lista e super jahteve më të mëdha në botë për 2019

10:04, 17/12/2019
A+ Aa A-

Është zbuluar lista përfundimtare e 101 super jahteve më të mëdha në botë për vitin 2019.

Ka 10 hyrje të markave të reja në listën e Top 101 jahteve të këtij viti të përpiluar nga revista ‘Boat International’, e cila e përshkruan veten si autoritet mbi super jahtet globale.

Ata shfaqin disa nga varkat gjigante më të lezetshme të lundrimit në planet, nga brendësia e tyre e frymëzuar nga Versaja deri te kinematë IMAX.

Një hyrje e re në listë është Flying Fox, është edhe jahti më i madh i dorëzuar këtë vit, i cili u ndërtua nga gjiganti gjerman Lurssen, me madhësi 136 metra.

Si dhe dy helipadë dhe një pishinë 12-metër, që përmban një zonë ngrënie spektakolare në natyrë dhe kuzhinë ku të ftuarit mund të shikojnë punën e kuzhinierit drejtpërsëdrejti.

Boat International thotë se fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit do të shijojnë kinemanë me tapiceri D-Box, e cila lëviz dhe lëkundet për të imituar lëvizjet dhe aksionet në ekran.

Por tipari i spikatur i Flying Fox është një spa prej 400 metrash katrorë, me çdo lehtësi të imagjinueshme. 

Deri në tre minuta brenda në -110 gradë C vlerësohet se ndihmojnë në qetësimin e muskujve dhe lehtësimin e dhimbjes.

Jahti është projektuar nga skuadra norvegjeze Espen Oino dhe britaniku, Mark Berryman, Flying Fox është në dispozicion nga 2,9 milion / 3,9 milion dollarë në javë. 

Disa jahte të tjera janë:

Tis gjithashtu bën pjesë në listë dhe ka një gjatësi prej 111 metrash.

Zoza ka një gjatësi prej 107.6 metra dhe një sipërfaqe prej 800 metër katror.

Lana është 107 metër i gjatë dhe ka veçanti një hamam dhe palestër gjigante.

Madsummer ka një gjatësi prej 95 metër dhe  është projektuar nga studio në Mbretërinë e Bashkuar Harrison Eidsgaard.

Lady S, e ndërtuar 93 metra, Voyager 91.4 metra, Dreamboat, 90 metër, C2 85.65 metra, Black Pearl 106,7 metra, dhe  Azzam 180.61 metër.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco