300 zogj të ngordhur bien në mënyrë të mistershme nga qielli

300 zogj të ngordhur bien në mënyrë të mistershme nga qielli

13:27, 16/12/2019
A+ Aa A-

Në një film horror do ishte edhe e mundur të shikonit 300 të bien misteriozisht nga qielli, duke mbetur të shpërndarë në një rrugë në Uellsin e Veriut po kur një dukuri e tillë ka ndodhur vërtet? Ç’do mendonit? 

Masivat e zogjve të ngordhur u zbuluan në Anglesey nga Hannah Stevens, e cila kishte parë grumbullin të fluturonte disa herë në qiell atë ditë.

Stivens tha që fillimisht i kishte parë ata duke fluturuar sipër, para se të binin në tokë dhe duke u ulur në përpjekje për të ngrënë diçka në rrugë.

Vetëm një orë më vonë, ajo u kthye përsëri në rrugë ku edhe ka gjetur të ngordhur të gjithë grumbullin me zogj.

Pasi i tregoi partnerit të saj, Dafydd Edvard, ky i fundit vendosi të shkojë të shikojë vetë nga afër dhe filmoi zogjtë e ngordhur në atë që mund të përshkruhet si një skenë e mirëfilltë krimi.

Ende nuk dihet pse ka ndodhur një fenomen i tillë por një nga arsyet mund të jetë mungesa e ushqimit që zogjtë hasin në periudhën e dimrit dhe madje edhe i ftohti.ImageMarrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco