Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Zbulohet shpella me vizatimet më të hershme bërë nga njeriu modern

FOTO/ Zbulohet shpella me vizatimet më të hershme bërë nga njeriu modern

11:21, 12/12/2019
A+ Aa A-

Një pikturë me disa figura e zbuluar në murin e një shpelle indoneziane është e vjetër thuajse 44,000 vjet.

Arti duket se tregon një buall të gjuajtur nga krijesa gjysme kafshë gjysme njerëz që mbajnë shtiza dhe ndoshta litarë në duar.

Disa studiues mendojnë se skena mund të jetë tregimi më i vjetër i regjistruar në botë. Zbulimet u paraqitën në revistën ‘Nature’ nga arkeologë nga Universiteti Griffith në Brisbane, Australi.

Vizatimet u gjetën në një shpellë të quajtur Leang Bulu'Sipong 4 në jug të Sulawesi, një ishull indonezian në lindje të Borneo.

Vizatimi është gati pesë metra i gjerë dhe duket se tregon një lloj bualli të quajtur anoa, plus derra të egër që gjenden në Sulawesi.

Studiuesit kanë analizuar bojën e kuqe në një nga vizatimet dhe kanë arritur në përfundimin se është thuajse 43,900 vite më parë.

Ka të paktën 242 shpella ose strehimore me pamje antike vetëm në Sulawesi dhe site të reja po zbulohen çdo vit.

    Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco