VIDEO/ Misteri i pëllumbave me kapele të kuqe

VIDEO/ Misteri i pëllumbave me kapele të kuqe

08:24, 11/12/2019
A+ Aa A-

Njerëzit në West mbajnë kapele kauboj gjatë gjithë kohës. Po pëllumbat?

Banorët e Las Vegasit vëzhguan dy prej zogjve përreth qytetit në kapele të vogla kauboj këtë javë. Askush nuk e di se si zogjtë morën kapelet.

Mariah Hillman, bashkëthemeluese e ‘Lofty Hopes’, një strehëz për shpëtimin e pëllumbave , i tha CNN se duket se aksesorët e vegjël ishin vendosur qëllimisht te kafshët.

Grupi i shpëtimit vendosi kurthe për të provuar të kapte zogjtë e quajtur ‘Cluck Norris’, me kapelat e kuqe.

Njerëz të ndryshëm kanë dëshmuar se kanë parë zogj të tillë me kapele por deri tani ende nuk është mësuar kush është bërë shkak për këtë gjë.


Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco