VIDEO/ Dy të moshuarit provojnë fast food për herë të parë në jetë

VIDEO/ Dy të moshuarit provojnë fast food për herë të parë në jetë

12:58, 05/12/2019

A mund të kujtoni herën e parë kur keni provuar një Big Mac? Ai kombinim i pa rezistueshëm i mishit, djathit dhe salcës duket i parezistueshëm apo jo?

Por ky 99-vjeçar ka pasur një përvojë krejt të re lidhur me këtë lloj ushqimi pasi deri në këtë moshë, William Thorpe ishte plotësisht i painteresuar për botën e ushqimit të shpejtë. 

Sidoqoftë, pasi kërkoi ndihmën e mikes së tij të ngushtë Ann Sadler-Smith, 80 vjeç, dyshja përzgjodhi të gjitha restorantet kryesore në listën e provave dhe për çudi të tyre çdo gjë rezultoi shumë e shijshme.

Menaxherët e shtëpisë së të moshuarve ku ata jetojnë bënë një telefonatë duke porositur ushqim nga McDonald's, Greggs, Subway, Domino's, Burger King dhe Krispy Kreme.

Dy të moshuarit provuan dhe mbetën shumë të kënaqur nga eksperienca e provuar.

Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco