FOTO/ Tigri që përshkoi mijëra kilometra në kërkim të gjahut

FOTO/ Tigri që përshkoi mijëra kilometra në kërkim të gjahut

10:30, 03/12/2019
A+ Aa A-

Një tigër është bërë pjesë e ecjes më të madhe në histori dhe kjo vetëm duke qenë në kërkim të ushqimit. Tigri indian udhëtoi 1298 km në kërkim të gjahut ose të një femre për  duke mbijetuar duke vrarë derra të egër dhe bagëti gjatë rrugës.

Mashkulli dy vjeç e gjysmë u largua nga shtëpia e tij në qershor pasi ishte pajisur me një çip i cili e monitoronte vazhdimisht ngado që shkonte.

Tigri, i quajtur C1, ishte mbajtur në një kafaz kopshti zoologjik të jetës së egër në shtetin perëndimor të Maharashtras dhe u gjurmua duke udhëtuar e duke kaluar fermat, autostradat dhe madje edhe një shtet fqinj.

Pavarësisht udhëtimit pesë mujor, kafsha thuajse nuk ka shkaktuar asnjë problem veçse ka dëmtuar aksidentalisht një person që ndodhej në momentin kur tigri po kalonte.

Mendohet se tigrat kanë nevojë për një popullsi me kafshë të paktën 500 të tilla për të përfituar edhe ushqimin e nevojshëm.

Sipas BBC, tigri kishte qenë një nga tre këlyshët meshkuj të lindur në kafazin Tipeshëar i cili është gjithashtu shtëpi i dhjetë tigrave të tjerë në shtet.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco