FOTO/ Ngjan me Hulkun, bodybuilder-i nuk rresht së injektuari muskujt

FOTO/ Ngjan me Hulkun, bodybuilder-i nuk rresht së injektuari muskujt

08:17, 03/12/2019
A+ Aa A-

Një brazilian i cili dikur mbante nofkën "qen i dobët" ka injektuar aq shumë mbushës kozmetik në trupin e tij sa që është krahasuar me Hulkun për pamjen që ka marrë sot.

Por bodybuilderi, Valdir Segato po rrezikon jetën e tij, duke pompuar muskujt e tij me një lëndë të rrezikshme një miksim i shpikur po prej të cilit ka krijuar aq varësi sa s’po ndalon dot.

48-vjeçari, nga Sao Paulo, krenohet me bicepsin të rritur në një inç të frikshëm 58 cm, falë viteve të përdorimit të kësaj lënde dhe abuzimit me sintolit, një përzierje vaji, alkooli dhe qetësuesish kundër dhimbjes.

Valdir injekton rregullisht përzierjen e vajit thellë në trupin e tij, duke përfshirë gjoksin, bicepsin dhe shpatullat, duke bërë që muskujt e tij të fryhen dhe pothuajse të arrijnë dyfish në madhësi.

Sintol është i njohur se shkakton dëme nervore, infeksione, ulçër, goditje në tru dhe madje edhe vdekje.

Pavarësisht se mjekët paralajmërojnë bodybuilder-in se mund të rrezikojë jetën në këtë mënyrë ai është i vendosur të bëhet njeriu me trupin më gjigant në lagjen e tij. Ai ka fituar mjaft ndjekës edhe në Instagram ku ndan me të gjithë format e tij trupore.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco