Një ‘shkrepje’ e re magjike nga NASA e kometës ‘Borisov’

Një ‘shkrepje’ e re magjike nga NASA e kometës ‘Borisov’

14:25, 27/11/2019
A+ Aa A-

Një imazh i ri i kometës ndëryjore Borisov që tregon bishtin e saj 'fantazmë' 160,000 km të gjatë, është fotografuar nga astronomët duke na sjellë kështu një pamje vërtet mbresëlënëse.

Kometa, e cila është emëruar sipas astronomit të Krimesë, Genadi Borisov që e zbuloi atë në fillim të këtij viti, do të kalojë rreth 305 milionë klm afër Tokës në fillim të dhjetorit.

Bishti i kometës është rreth 14 herë madhësia e Tokës sipas Pieter van Dokkum nga ekipi i Universitetit Yale i cili mban edhe autorësinë e këtij imazhi.

"Është ndjesi e çuditshme të kuptosh se sa e vogël është Toka pranë këtij vizitori nga një sistem tjetër," tha ai.

Ekipi nga Universiteti Yale kapi imazhin e kometës në 24 nëntor duke përdorur spektrometrin me rezolucion të ulët të Keck Observatory.

Kometa besohet të ketë ardhur nga një sistem yjesh binjakë të quajtur 'Kruger 60' që shtrihet 13 vjet dritë larg Tokës, sipas ekspertëve të Akademisë së Shkencave Polake. 

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco