106 vjeçari slloven, i mbijetuari më i vjetër ende gjallë i kampeve naziste

106 vjeçari slloven, i mbijetuari më i vjetër ende gjallë i kampeve naziste

10:52, 27/11/2019
A+ Aa A-

Boris Pahor është një shtetas slloven, 106 vjeç i cili është quajtur edhe si "Njeriu që pa shumë". Ai ka kujtuar tmerret e "Qytetit të Vdekur", ku gati gjysma e 52,000 të burgosurve u zhduk plotësisht.

Ai kujton akoma shumë mirë pantallonat e tij të holla, me shirita të bardha e blu pa asnjë mbrojtje kundër të ftohtit -20C dhe ku nuk kishte në bark thuajse asgjë veç frikës së tij të madhe dhe të ftohtit therës që ndihej në çdo moment.

Ai është i mbijetuari më i vjetër i njohur i një kampi përqendrimi nazist dhe kujton momentin kur ngrohtësia ishte aq shumë e nevojshme për ta dhe pak ujë i ngrohtë dushi ishte maksimumi i lumturisë.

Madje, tregon ai, edhe kur mendoje se më pas mund të ishte trupi yt që ngrohte ujin teksa digjej, kënaqësia që vinte në ato momente prej sado pak ngrohtësie nuk mund të justifikohej. Ishin trupat e që digjeshin në krematorium që u ofronin atyre sadopak ngrohtësi.

Më 25 nëntor 1944, 75 vjet më parë këtë javë, tmerret e Holokaustit u zbuluan për herë të parë kur forcat aleate mbërritën në portat e Natzweiler, vetëm disa javë pasi nazistët u larguan me të burgosurit e tyre të fundit.

Kamerat e Ushtrisë Amerikane kapën imazhe të bllokut të dënimit, krematoriumit, furrës dhe dhomës së gazit dhe një oficer i inteligjencës britanike, Kapiteni Yurka Galitzine, shkroi një raport ku përshkruheshin torturat, ekzekutimet dhe eksperimentet mjekësore që kishin ndodhur atje.

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco