FOTO/ Pasagjeri i çuditshëm, lan dhëmbët e pështyn në mes të njerëzve

FOTO/ Pasagjeri i çuditshëm, lan dhëmbët e pështyn në mes të njerëzve

11:22, 21/11/2019
A+ Aa A-

Një udhëtar 'i pështirë dhe antisocial’ është kritikuar keq për larjen e dhëmbëve në një stacion metroje në Londër, sepse pasi i ka larë dhëmbët, ka pështyrë edhe në platformë.

Pasagjerja e tronditur Melissa Thermidor ishte duke pritur përkrah tij ndërsa e ka parë të lajë dhëmbët teksa të dy ishin në pritje të Linjës Veriore në Euston këtë mëngjes. E revoltuar nga veprimi i udhëtarit për të ruajtur higjienën orale në një platformë plot me njerëz, menaxherja e mediave sociale Thermidor, publikoi fotot e tij në Twitter.

"Sjellje e neveritshme në stacionin Euston këtë mëngjes," tha ajo. 'Platformë e mbushur me njerëz dhe ky njeri fillon të lajë dhëmbët dhe pështyhet vazhdimisht në dysheme.' Publikimi i saj është komentuar nga shumë njerëz dhe madje edhe e kanë shpërndarë plot 150 persona të tjerë po ashtu të indinjuar prej gjestit.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco