VIDEO/ Sporti i veçantë i kërcimit mbi dema...

VIDEO/ Sporti i veçantë i kërcimit mbi dema...

13:56, 20/11/2019

Të gjithë kemi dëgjuar për përleshjet me dema. Por kërcim demi? Ky është një nivel tërësisht i ri i guximit (marrëzia mbase?). 

Për spanjollin Jose Manuel Medina, sidoqoftë, kërcimi mbi demat, është një mënyrë jetese e mbushur me adrenalinë. 

Në konkurset e rekordeve, kërcimtarët e demave i nxitin kafshët gjigante të afrohen drejt tyre në mënyrë që më pas t’i shmangin ato përmes hedhjeve anësore, rrokullisjeve dhe kthesave akrobatike. 

Një panel gjykatësish shënon lëvizjet e tyre. Për dallim nga përleshjet me dema, kafshëve nuk u bëhet asnjë dëm. Hyni edhe ju në ring ... nëse do të guxonit.

Jose Manuel tregon se ai ka filluar këtë sport me demat që kur ishte 8 vjeç dhe se sot ai i adhuron këto kafshë. Edhe pse është baba ai kurrë nuk do të tërhiqet nga ky sport deri në fund të jetës së tij.

Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco