VIDEO/ Alejandra Fierro Eleta, gruaja që ka koleksionuar 100,000 disqe muzikore

VIDEO/ Alejandra Fierro Eleta, gruaja që ka koleksionuar 100,000 disqe muzikore

12:57, 20/11/2019
A+ Aa A-

Alejandra Fierro Eleta, njohur edhe si Gladys Palmera, ka pasur një pasion për muzikën latine qysh kur ishte një vajzë e vogël. 

Pasi kaloi një vit në Panama në moshën 18 vjeç, ajo e çoi dashurinë e saj për muzikën në nivelin tjetër, duke filluar të mbledhë LP nga disa nga muzikantët e saj të preferuar. 

Sot, Koleksioni Alejandra Fierro Eleta ose Gladys Palmera si edhe njihet ajo ndryshe, është rritur në një nga bibliotekat më të mëdha, më gjithëpërfshirëse të muzikës Latine në botë, që përmban mbi 100,000 pjesë muzikore.

Ajo tregon se shtëpia është shndërruar në një muzeum të vërtetë të muzikës latine.

Vendin ku mban disqet e ka mbyllur me një derë në formën e një kasaforte e cila është e lëvizshme me vështirësi dhe kjo për t’u kujdesur edhe më shumë për sigurinë e atij të cilin e quan thesar të sajin pasi i është dashur një jetë e tërë për ta realizuar.

    Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net    

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco