VIDEO/ Biznesmeni miliarder publikon pamje nga kompania me sipërfaqe 60,000 metër katror

VIDEO/ Biznesmeni miliarder publikon pamje nga kompania me sipërfaqe 60,000 metër katror

11:29, 20/11/2019
A+ Aa A-

Themeluesi i kompanisë, PrettyLittleThing ka ofruar një pamje brenda depove të shitjeve me pakicë 60,000 metër katror. 

Umar Kamani, 31 vjeç, nga Manchester, i cili themeloi PrettyLittleThing me vëllain Adam në vitin 2012, ndau një video të punimeve të brendshme të markës Sheffield me madhësinë e 15 fushave të futbollit në llogarinë e tij në Instagram. 

Klipi i shkurtër tregon se si sendet grumbullohen në rreshta ku duken raftet e pafundme dhe prodhimet që zhvendosen nga punonjësit, duke pritur të sistemohen, renditen, paketohen dhe dërgohen nga punonjësit.

Umeri, babai i të cilit është themelues dhe CEO i Boohoo, Mahmud Kamani, ndau klipin në rrjetin social duke lënë kështu ndjekësit të mahnitur me punën dhe pamjet.

Kjo kompani punëson mbi 1.000 njerëz në partneritet me Clipper Logistics. 

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net                                                                                                                                                        

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco