Emojit bëhen pjesë e rëndësishme e studimeve universitare

Emojit bëhen pjesë e rëndësishme e studimeve universitare

15:16, 19/11/2019
A+ Aa A-

Studentët e universitetit tani mund të studiojnë emojis të cilat përdoren gjerësisht në Instagram, Facebook e media të tjera sociale si pjesë e kurseve në gjuhë, marketing, psikologji dhe madje edhe politikë.

King's College London, është ndër institucionet kryesore që ka përfshirë karikaturat e vogla shumë ngjyrëshe në kurset e tyre.

Ato gjithashtu do kenë edhe një përdorim më të gjerë në politikë dhe do të përbëjnë një pjesë kryesore të strategjive të fushatës në mediat sociale të partive përpara zgjedhjeve të përgjithshme muajin e ardhshëm.

Popullariteti i emojis, të cilat përdoren në të gjithë globin, shtron pyetje në lidhje me të ardhmen e komunikimit, thonë ekspertët.

Dr Philip Seargeant, 49 vjeç, i cili shkroi edhe studimin: 'Revolucioni Emoji', mëson nxënësit për simbolet në modulin 'hyrje në gjuhë' në Universitet. Ai tha: 'Emojit janë jashtëzakonisht të popullarizuara, por studimi i tyre mund të shihet si pak joserioz dhe fëmijëror. Ka një panik moral rreth emojis, se ato po shkatërrojnë mënyrën se si fëmijët po mësojnë dhe shkatërrojnë gjuhën por tani gjithnjë e më shumë ekziston një hulumtim aktual në universitete për emojis dhe është duke u zhvilluar në një fushë serioze studimi në shumë fusha të ndryshme.’

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco