Një shtëpi si në përralla! Babai ndërton një mini-vilë dy katëshe për vajzat e tij

Një shtëpi si në përralla! Babai ndërton një mini-vilë dy katëshe për vajzat e tij

13:54, 18/11/2019
A+ Aa A-

Një baba i dy vajzave ka shpenzuar 6,400 dollarë dhe më shumë se 150 orë punë duke ndërtuar një shtëpi lojërash dy-katëshe Disney për vajzat e tij. 

Richard Thornton, 39 vjeç, jeton me gruan dhe vajzat e tij në shtëpinë e tyre familjare në Great Barford, Bedfordshire.

Ai e kaloi verën duke ndërtuar një vend të fshehtë për Phoebe, gjashtë vjeç, dhe Albën, katër vjeç, pasi tha se 'nuk ishte i lumtur' me ato që ishin në dispozicion për të blerë në dyqane. 

Vila e vogël dy katëshe me shkallë është e bërë nga druri i ricikluar dhe qëndron denjësisht në oborrin e shtëpisë.

Babai i dy vajzave, krenohet me krijimin e tij pasi ka ndërtuar edhe një kuzhinë të mrekullueshme për vogëlushet ku ndodhen edhe enë gatimi, sobë, lavaman etj, të gjitha në miniaturë dhe të përshtatura me madhësinë trupore të vogëlusheve.

Shkallët kanë emrat e shtatë xhuxhëve të shkruara mbi to dhe pjesa tjetër e shtëpisë është e mbushur me personazhe dhe tabela nga Disney.

E gjithë shtëpia është frymëzuar nga përallat më të bukura të Disneyt si borëbardha me 7 xhuxhat, hirushja etj.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco