Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Raketa që zhvendoset me shpejtësi 10,600 km/orë dhe nuk dallohet nga syri i njeriut

VIDEO/ Raketa që zhvendoset me shpejtësi 10,600 km/orë dhe nuk dallohet nga syri i njeriut

11:55, 18/11/2019
A+ Aa A-

Eksperimenti i jashtëzakonshëm është kryer në bazën Holloman në Shtetet e Bashkuara. Raketa hipersonike arrin një shpejtësi prej, 10,600 km në orë.

Eksperiment rezultoi i suksesshëm: një raketë ka arritur një shpejtësi kaq të madhe sa është praktikisht e padukshme për syrin e njeriut. 

Është rezultat i një prove të kryer në bazën Holloman, në New Mexico (Shtetet e Bashkuara), ku kjo raketë hipersonike ka tejkaluar shpejtësinë 10.600 km në orë dhe prej zhvendosjes së saj më shumë ndihet zhurma që lëshon sesa mund të shikohet teksa zhvendoset. 

Imazhet e publikuara në Facebook konfirmuan atë që u komunikua nga Qendra e Testit të Forcave Ajrore, raketa në fjalë udhëtoi me një shpejtësi rekord e cila është shumë e lartë për t’u dalluar nga syri i njeriut ndaj edhe një pamje me lëvizje të ngadalta do të ishte e nevojshme në raste të tilla.

Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco