29 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, e fiton mishin përmes gjuetisë

29 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, e fiton mishin përmes gjuetisë

09:26, 18/11/2019
A+ Aa A-

Kjo nënë e tre fëmijëve është akoma duke gjuajtur për të siguruar ushqim për familjen e saj edhe pse është nëntë muajshe shtatzënë dhe kjo pavarësisht se ka marrë kërcënime me vdekje nga persona mizorë në internet.

Bojaxhie e shtëpive dhe nënë me kohë të plotë, Lucy Rose Jaine, 29 vjeç nga Ëanaka, Zelanda e Re, filloi së pari të gjuante kur takoi partnerin e saj, Sharn.

Lucy, e cila është kundër ushqimit bujqësor intensiv në fabrika, shumë shpejt u dashurua pas gjuetisë së kafshëve për të ushqyer familjen e saj pasi mishi është organik, i qëndrueshëm dhe ajo e di që kafsha ka pasur një jetë të shëndetshme në natyrë.

Ajo dhe partneri Sharn hkojnë për gjueti midis pesë dhe tetë herë në muaj dhe marrin me vete edhe fëmijët e tyre, Indie, shtatë, Kahu, katër dhe Daisy pesë muaj së bashku për aventurën, të cilën ata e duan.

Familja kryesisht gjuan derra të egër por edhe drerë, dhi, lepuj etj për të përmbushur nevojat e tyre ushqimore me mish.

Lucy vlerëson se ajo kursen rreth 150 £ në muaj përmes gjuetisë së kafshëve për mish.

Mami me armë, e cila është ende duke gjuajtur edhe pse është nëntë muajshe shtatzënë, ndan aventurat e pabesueshme të gjuetisë së familjes së saj në Instagram nën emrin, @hunting_lucyjaine.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco