Ngordh 55 vjeç në kopshtin zoologjik francez rinoceronti më i vjetër në botë

Ngordh 55 vjeç në kopshtin zoologjik francez rinoceronti më i vjetër në botë

13:21, 15/11/2019
A+ Aa A-

Rinoceronti i bardhë më i vjetër në botë ka ngordhur në një kopsht zoologjik francez në moshën 55 vjeçare. 

Sana, e cila lindi në Afrikën e Jugut në vitin 1964, u transportua në Evropë në moshën shtatë vjeç. 

Ajo jetoi në disa parqe në Gjermani përpara se të mbërrinte në Planete Sauvage, një kopsht zoologjik në Nantes, Francë , në 1993.     

Jetëgjatësia e rinocerontit të bardhë dhe të egër zakonisht është rreth 50 vjet, sipas grupit të mbrojtjes ‘Save the Rhino’.

Sana kërkoi kujdes të veçantë në vitet e saj të mëvonshme dhe vdiq të martën, tha parku në një deklaratë. 

Aty lexohej: 'Ekipi i Planete Sauvage me keqardhje ka njoftuar vdekjen e Sana, të martën, 12 nëntor në moshën 55 vjeçare (rekord botëror për rinocerontët më të vjetër). 

Lindur në vitin 1964 në Parkun Kombëtar Umfolozi në Afrikën e Jugut, Sana mbërriti në Evropë në 1971. Ajo kaloi disa vjet në parqe të ndryshme në Gjermani para se të arrinte në Planete Sauvage më 27 tetor 1993, një vit pasi u hap.    

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco