VIDEO/ Shoferja e habitur gjen pesë mace 'të çmendura' brenda makinës së saj

VIDEO/ Shoferja e habitur gjen pesë mace 'të çmendura' brenda makinës së saj

12:56, 15/11/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i çuditshëm kur një grua afrohet në makinën e saj ku edhe ka lënë dritaret hapur, gjen brenda një frup macesh të cilat lëviznin furishëm brenda.

Xhesika Ryce ishte duke vizituar gjyshërit e saj në Hemingway të Karolinës së Jugut, kur ajo filmoi klipin qesharak.

Ajo kishte nevojë për të marrë diçka nga makina, kështu që u drejtua jashtë.

Tek afrohej, ajo mbeti e mahnitur kur gjeti pesë mace endacake, të çoroditura brenda dhe që silleshin rreth e rrotull pasi Xhesika kishte harruar dritaren e pasagjerit hapur.

Pamjet, e marra në 11 nëntor, tregojnë Ryce duke folur për macet që fillojnë të kërkojnë rrugëdalje sapo e shikojnë atë të afrohet.

Macet vrapojnë drejt xhamave, duke u përpjekur të largohen përfundimisht prej aty.

Kur kuptojnë se e vetmja rrugëdalje është përmes dritares, ato fillojnë të hidhen jashtë një nga një.

Xhesika qesh ndërsa macet ikin.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco