Kompania që ka nxjerrë në shitje veshje për ju dhe kafshën shtëpiake

Kompania që ka nxjerrë në shitje veshje për ju dhe kafshën shtëpiake

14:57, 13/11/2019
A+ Aa A-

Kompania e modës ‘Missguided’ kanë krijuar një gamë të adhurueshme të veshjeve të thurura me shtija që ju mundësojnë një kombinim fantastik me qenin tuaj apo kafshën shtëpiake.

Është tamam sezoni i dimrit ndaj edhe është më se e domosdoshme prania e një veshje të tillë në garderobën tuaj plus edhe do ju dhurojë kënaqësinë e të veshurit edhe në të njëjtën mënyrë me kafshën tuaj.

Për fat të mirë, Missguided po merr vazhdimisht oferta nga blerës të shumtë të cilët kanë preferuar këto veshje interesante e mjaft të ngrohta.

Shitësi me pakicë i njohur i modës në internet ka mjaft copa të thurura me stil për gratë, së bashku me pjesë që përputhen për kafshën tuaj.

Një nga opsionet më komode është një bluzë e bardhë e thurur me fije të bardha e cila vjen në katër madhësi dhe ka çmim prej 25 poundësh.

Versioni që përputhet për qentë ka një strukturë të ngjashme me pak golf dhe vjen me një çmim prej 12 poundësh.

Nëse jeni duke menduar për të blerë disa veshje të përshtatshme të thurura me shtija për ju dhe kafshën tuaj, ne do t'ju këshillojmë këto bluza pasi janë ndër të fundit dhe mund të zhduken shpejt nga vitrinat virtuale.

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco