Çifti fiton super lotarinë, bëjnë 130,000 $ dhurata për miqtë

Çifti fiton super lotarinë, bëjnë 130,000 $ dhurata për miqtë

10:58, 13/11/2019
A+ Aa A-

Ian dhe Kim McCarthy fituan një çmim kombëtar në Lotarinë Kombëtare në Ditën e Krishtlindjes - duke bërë kështu që çifti të rrethohet nga një ‘perde’ gëzimi të cilën nuk e ka mbajtur dot për vete por e ka ndarë me miqtë duke bërë jo pak dhurata për ta dhe duke ua dërguar në shtëpi.

Fituesja e lotarisë po shijon jetën me një çmim të parë prej 1 milionë pound - duke dhuruar para e dhurata për fitoren e saj që e ka lumturuar shumë bashkë me bashkëshortin.

Kim McCarthy e fitoi çmimin në ditën e Krishtlindjes, në vitin 2012 teksa ishte duke festuar bashkë me burrin Ian.

Por çifti u tregua shumë bujar dhe menjëherë tërhoqi 100,000 £ dhe u bëri me to plot 30 dhurata familjes dhe miqve për të duke iu blerë kështu paketa me pushimet e ëndrrave.

"Gjëja e parë që bëmë ishte të prenotonim festën pasi asnjëri nga ne nuk kishte pasaportë ose nuk kishte qenë ndonjëherë jashtë vendit. Por ne duam që të jemi në gjendje t'i ndihmojmë të tjerët".

20,000 pound të tjera shkuan në një udhëtim në Florida për djemtë Anthony, 33 vjeç dhe Jonathon, 27 vjeç.

Dhe ata ndihmuan në koston e dasmës së Anthonyt, përpara se t'u jepnin të porsamartuarve shtëpinë e tyre. 

Ish, punëtori i makinave Ian, 55 vjeç, tha: "1 milionë pound janë shumë para. Por ne ishim më të vjetër, kështu që gjëja e parë që menduam ishte të mendojmë për fëmijët, familjen dhe miqtë. Ne nuk kemi menduar për veten tonë, dhe mendoj se është e sigurt që është e njëjtë për të gjithë prindërit, të gjithë do kishin vepruar si ne”.

ImageMarrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco