Gjuetarët e thesareve gjejnë 900 shishe konjak e liker në anijen 102 vjeçare

Gjuetarët e thesareve gjejnë 900 shishe konjak e liker në anijen 102 vjeçare

09:08, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një grup gjuetarësh thesaresh nënujore ka shpëtuar qindra shishe konjaku dhe liker të rrallë nga një anije që ishte fundosur nga një varkë gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Zhytësit dhe mjetet nënujore pa pilot nga Ocean X Team dhe iXplorer kanë punuar disa orë në ditë për një javë muajin e kaluar për të mbledhur rast pas rastit mbetjet nga avullorja suedeze SS Kyros, e cila ka qenë zhytur në rreth 77 metra në detin Baltik.

Ata zbuluan 600 shishe konjak De Haartman & Co. dhe 300 shishe liker Benedictine - një markë që tani zotërohet nga Bacardi, tha Peter Lindberg me ekipin Ocean X Team për CNN.

"Ne nuk e dimë akoma nëse është i pijshëm. Nuhasim shishet e Benediktinës dhe ato kanë erë të ëmbël dhe nga barërat," i tha Lindberg CNN. 

"Konjaku është i një marke shumë të panjohur dhe ne nuk e dimë tani se si do të ndikojë kjo në vlerën e tij," tha Lindberg. 

"Sigurisht nuk duam të hapim një shishe nëse vlera është dhjetëra mijëra dollarë, po mundohemi të gjejmë informacion, por nuk është e lehtë."

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco