Nxjerr në shitje artikujt qindra vjeçarë që të mos i thyejnë fëmijët

Nxjerr në shitje artikujt qindra vjeçarë që të mos i thyejnë fëmijët

15:46, 12/11/2019

Artikujt e një prej shtëpive më luksoze dhe plot hijeshi të Britanisë janë nxjerrë në ankand në mënyrë që fëmijët e pronarit të ri të mos i prishin ato. 

Henry Berkeley, djali më i vogël i të ndjerit John Berkeley, trashëgoi Spetchley Park në Worcestershire dy vjet më parë, dhe tani planifikon të kalojë në pallatin e mahnitshëm me gruan dhe fëmijët e vegjël. 

Por, para se ta bënte pronën, shtëpinë e familjes së tij, ai planifikon të nxjerrë trashëgimitë dhe artefektet 400-vjeçare në ankand, në mënyrë që fëmijët e tij 'të mund të lëvizin të lirë pa presionet e të qenurit rrethuar nga objekte shumë me vlerë që nuk duhet të dëmtohen kurrsesi.

Berkeley trashëgoi Spetchley Park pas vdekjes së babait të tij, ndërsa vëllai i tij Charles mori Berkeley Castle në Gloucestershire, kështjella më e vjetër e banuar në Britani, ku familja aristokratike ka jetuar për rreth 800 vjet. 

Një muze privat në shtëpi që daton nga vitet 1840 është i mbushur me blerjet e tre brezave që familja e tij i mban me fantizëm brez pas brezi prej plot 400 vitesh.

Koleksioni përmban artikuj që kanë të bëjnë me kopshtarin e famshëm Ellen Willmott, motra e së cilës Roza u martua me familjen Berkeley. 

Objektet kanë vlera që variojnë nga 50,000 dollarë deri thuajse në 130,000 dollarë.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco